Vladimir Eftimoski

Kryetar i Këshillit drejtues

Zotëri Vladimir Eftimoski, në pozicionin Kryetar i Këshillit drejtues të Stopanska banka sh.a. Manastir është që nga janari i vitit 2013. Pas diplomimit të tij në Fakultetin e elektroteknikës në Shkup, në dhjetor të vitit 1998, mori titullin inxhinier i shkencave kompjuterike. Në shkurt të vitit 1999 filloi të punojë në TC Ziraat Banka në Shkup si inxhinier i sistemit dhe nga 08.1999 deri në 09.2001 ka punuar si inxhinier i pavarur i sistemit në Invest Banka SHA Shkup në Shkup. Për periudhën prej tetë vitesh, aq sa punoi në Invest banka SHA Shkup, ai punoi në pozicionet vijuese: në periudhën nga 2001 deri në 2005 si Drejtor i sektorit për sistemet pagesore, dhe nga 2008 deri në 04.2009 si Drejtor i Qendrës afariste për sisteme pagesore , dhe IT.

Në vitin 2008 mori diplomën magjistër i ekonomisë monetare në Fakultetin ekonomik në Shkup.

Në periudhën nga 04.2009 deri në 04.2012, zotëri Vladimir Eftimovski punoi në Shparkase banka Maqedoni SHA Shkup si anëtar i KD. Duke filluar nga 04.2012-01.2013 punoi në Stopanska banka sh.a. Manastir si këshilltar i KD, ndërsa nga janari i vitit 2013 si Kryetar i KD, në të cilën pozitë është edhe sot. Nga 04. 2015 ai është anëtar i Këshillit drejtues në Odën ekonomike të Maqedonisë. Përveç kësaj, ai është anëtar i Këshillit të drejtorëve edhe në këshillin akademik të Akademisë për shërbime bankare dhe teknologji informatike  - ABIT.

Në vitin 2015 Mr. Vladimir Eftimovski u zgjodh menaxheri kryesor ekzekutiv më i mirë në sektorin bankar për vitin 2015 në republikën e Maqedonisë nga ana e ekipit të revistës ndërkombëtare Global Banking Finance.
Njëkohësisht, në vitin 2016, nga ana e magazinës ndërkombëtare „Business worldwide“ u zgjodh drejtor kryesor ekzekutiv më i mirë në sektorin bankar për vitin 2016 në Maqedoni, si dhe menaxher kryesor ekzekutiv më inovativ në sektorin bankar për vitin 2016 në Republikën e Maqedonisë.

tel.: (02) 30 87 252, faksi: (02) 30 87 264

VLADIMIR.E@stbbt.com.mk

Gordana Baltovska

Anëtare e Këshillit drejtues

Gordana Baltovska është e lindur më 26.07.1972. Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik në Prilep në vitin 1997, ndërsa në vitin 2015 ka marrë titullin magjistër për menaxhim strategjik në “Akademinë e biznesit Smilevski” në Manastir. Në vitin 2017 ka marrë diplomën magjistër në menaxhimin e resurseve njerëzore në Fakultetin për menaxhim të resurseve njerëzore pranë Universitetit për turizëm dhe menaxhment në Shkup.
Në vitin 2019 mori titullin doktor për menaxhim në arsim pranë Universitetit “Shën Klimenti i Orhrit” në Manastir, në Fakultetin pedagogjik në Manastir.

Krahas arsimit formal, Gordana Baltovska ka marrë shumë certifikata dhe vërtetime në lëmin e financave dhe menaxhimit.

Në vitin 2016 mori vërtetimin dhe licencën për kontabilist të autorizuar, lëshuar nga Instituti për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar të Republikës së Maqedonisë (IKKA) /Ministria e financave.

Në vitin 2018 u pajis me vërtetim për drejtor të autorizuar për falimentim, të lëshuar nga Ministria e ekonomisë së republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përveç arsimit formal, Gordana Baltovska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare të organizuara nga Bursa e Maqedonisë, ministria e financave, Ministria e ekonomisë, BPRMV, USAID dhe institucione tjera, si dhe në konferenca dhe seminare ndërkombëtare.
Gjithashtu, ajo është anëtare e Asociacionit të bankave të Maqedonisë, pjesë e Komisionit për menaxhim me rreziqe, është anëtare e Shoqërisë shkencore të Maqedonisë në Manastir, sektori i shkencave shoqërore, anëtare e Institutit për kontabilistë dhe kontabilistë të autorizuar të republikës së Maqedonisë së veriut (IKKA) / Ministria e financave – si kontabilist i autorizuar.

Karrierën e vet në Stopanska banka sh.a. në Manastir e filloi në vitin 2001, si referent i parë, që më vonë të emërohet shefe e Shërbimit për menaxhim me rreziqe, e avancuar në pozitën e drejtorit të Sektorit për politikë afariste, ndërsa në vitin 2013 drejtor i Sektorit për menaxhim me rreziqe.

Duke filluar nga shtatori i vitit 2013, Gordana Baltovska është anëtare e Këshillit drejtues të Stopanska banka sh.a. në Manastir dhe në kompetencë të saj janë sektorët vijues: Sektori për menaxhim me rreziqe, Sektori për mbështetje dhe financa, Sektori për harmonizim të rregulloreve ligjore, resurseve njerëzore, AML, personit PSSI.

Nr. tel.: (047) 207 544; 207 566, faksi: (047) 207 513

GORDANA.B@stbbt.com.mk

Natasha Nestorovska

Anëtare e Këshillit drejtues

Natasha Nestorovska është e lindur në Manastir, më 19.09.1970. Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik në Prilep, në vitin 1993, ndërsa në vitin 2003 diplomoi si magjistër i menaxhmentit kadrovik në Institutin për hulumtime sociologjike dhe politike në Shkup.

Përveç arsimimit formal, Natasha Nestorovska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe seminare të organizuara nga Ministria e raporteve dhe zhvillimit ekonomik, Ministria e financave, Sekretariati për çështje europiane në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Akademia për veprimtari bankare dhe teknologji informatike të Republikës së Maqedonisë, Qendra për veprimtari bankare dhe financa në Shkup, Nova Ljubljanska banka, Instituti bankar egjiptian në Kairo, ATTF Luksemburg dhe institucione të tjera. Gjithashtu, ajo ka qenë anëtare në Shoqatën e bankave pranë Odës ekonomike të Republikës së Maqedonisë/ Komisioni për qarkullim pagesor kombëtar dhe ndërkombëtar, ACI Maqedoni – Shoqata tregjeve financiare, dhe në Odën ekonomike të Republikës së Maqedonisë.

Karrierën e saj e filloi në Fabrikën e frigoriferëve Gjeorgi Naumov në Manastir, në vitin 1993, ndërsa e vazhdoi në Stopanska banka sh.a. Manastir nga viti 1998, së pari si referent në shërbimin për regjim devizor dhe qarkullim pagesor ndërkombëtar, që në vitin 2005 të emërohet drejtoreshë e sektorit për punë me persona fizikë, regjim devizor dhe qarkullim pagesor ndërkombëtar.

Duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2010, Natasha nestorovska është anëtare e Këshillit drejtues të Stopanska banka sh.a. Manastir dhe në përgjegjësi të saj janë fushat vijuese: sektori për procedim, sektori për menaxhim me pronë dhe siguri, sektori për organizim dhe IT.

tel.: (047) 207 567, faksi: (047) 207 513

NATASHA.N@stbbt.com.mk