Igor Kambovski – anëtar i pavarur i Këshillit mbikëqyrës
Igor Kambovski është jurist i diplomuar, doktor i shkencave juridike.
Karrierën e vet profesionale e filloi si këshilltar dhe këshilltar shtetëror në Zyrën e Avokatit të popullit - Ombudsmanit. Më tej, punoi në Fakultetin e shkencave juridike në Universitetin e Parë privat FON, fillimisht si asistent i ri dhe asistent nga lëmi i disiplinave qytetare-juridike. Pas mbrojtjes së disertacionit të doktoratës është zgjedhur për titullin docent për sferën qytetare-juridike në Fakultetin e shkencave juridike të Universitetit FON, ndërsa më 18.09.2014 fitoi titullin më të lartë arsimore-shkencor – profesor inordinar në sferën shkencore të së drejtës qytetare. Në periudhën prej një viti, nga shtatori i vitit 2010 deri në tetor të vitit 2011, Igor Kambovski ishte Dekan i Fakultetit të shkencave juridike të Universitetit FON. Në maj të vititi 2015 është i është ndarë titulli profesor inordinar në Fakultetin juridik pranë Universitetit „Goce Dellçev“ në Shtip, ndërsa nga shtatori i vitit 2015 është zgjedhur për udhëheqës në Katedrën e së drejtës qytetare.
Igor Kambovski është autor i mbi pesëdhjetë punimeve shkencore dhe profesionale në publikimet ndërkombëtare dhe vendore.
Igor Kambovski e kryen funksionin e anëtarit të pavarur të Këshillit mbikëqyrës nga korriku i vitit 2019.