Info mbi kartat
|
VISA Electron është kartë debiti me mundësi të përdorimit në vend dhe jashtë, dedikuar për:
- Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar.
- Tërheqjen e parave në dorë nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë, ku është e vendosur shenja VISA, përveç në shtetet të cilat nuk janë pjesë e programit në Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), gjegjësisht shtetet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut.
|
VISA Classic është kartë krediti me mundësi të përdorimit në vend dhe jashtë, dedikuar për:
- Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar.
- Pagesa elektronike.
- Tërheqjen e parave në dorë nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë, ku është e vendosur shenja VISA, përveç në shtetet të cilat nuk janë pjesë e programit në Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), gjegjësisht shtetet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut.
|
Visa Gold është prodhim ekskluziv i dedikuar për klientë VIP, stili i jetës së të cilëve imponon fleksibilitet gjatë pagesave dhe të cilët kanë nevojë për siguri financiare të shprehur me limit të lartë kreditor. Kjo është kartë pa kufij e pranuar gjithandej nëpër botë si kartë prestigjioze nga institucione të nivelit të lartë, kartë e cila i vendos standardet më të larta, një nga markat më të mira në botë. Paguani shpejtë, thjeshtë dhe sigurt. |
MASTER CARD DEBIT është kartë debiti për pagesa e lidhur me LLTR të klientit, e dedikuar për pagesa në vend dhe jashtë:
- Mundësi për aprovimin e limitit në shumë prej 3 pagave mujore, të cilat përdoruesi i kartës mund t’i shfrytëzojë në POS dhe ATM, pa komision.
- Mundësi për aprovimin e limitit në shumë prej 2 pagave mujore për tërheqjen e parave në dorë me 3, 6, 9,dhe 12 këste (vetëm me komision) në sportelet e bankës.
- Mund të tërhiqen para në dorë edhe me më shumë se 12 këste, edhe atë me 15, 18, 21 dhe 24, për të cilat në mënyrë plotësuese do të llogaritet edhe interes.
|
MASTER CARD CREDIT është kartë krediti e lidhur me dedikim për pagesa në vend dhe jashtë:
- limit deri në 500.000 denarë.
- mundësi të përdorimit në tregti pa komision.
- anëtarësim vjetor 1500 denarë( viti i parë pa anëtarësim).
- pa anëtarësim për qarkullim të realizuar në shumë të limitit të aprovuar të kartës së kreditit 9,99% normë interesi në nivel vjetor.
|