KREDI E SUBVENCIONUAR BANESORE

me dedikim për blerjen e banesës së re ose ndërtimin/blerjen e një shtëpie të re, të cilat janë ndërtuar ose ndërtohen në përputhje me Ligjin për ndërtim


karakteristikat

Me dedikim:

  • Subvencionimi mund të shfrytëzohet vetëm për blerjen e banesës ose shtëpisë drejtpërdrejtë nga investitori i objektit apo nga realizuesit, përkatësisht për ndërtimin e një shtëpie të re, në rast se dokumentet ndërtimore-teknike janë në emër të kërkuesit të kredisë së subvencionuar banesore
  • Subvencionimi i kredisë banesore mund të shfrytëzohet vetëm nëse çmimi i shitjes për m2 të sipërfaqet së dobishme neto me tatim të përfshirë të vlerës së shtuar nuk e tejkalon 900 euro kundërvlerë sipas kursit të mesëm të BPRM në ditën e parashtrimit të kërkesës për kredi të subvencionuar banesore

SHUMA MAKSIMALE - 50.000,00 EUR

25% pjesëmarrje vetjake në investim

AFATI I KTHIMIT

1/ minimum 240 muaj, ndërsa maksimum 360 muaj në rast se nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e anuitetit mujor në pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për blerjen e banesë së re, respektivisht 75% e anuitetit në pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për ndërtim/blerje të shtëpisë së re ose

2/ minimum 240 muaj, ndërsa maksimum 360 muaj në rast se nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e pjesëmarrjes për banesën, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 6.250 euro në kundërvlerë në denarë, respektivisht 75% të pjesëmarrjes për shtëpi, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% e vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 9.375 euro në kundërvlerë në denarë

Në rast se si kërkues i kredisë për ndërtim/blerje të shtëpisë paraqitet person fizik deri në 35 dhe me 35 vjet të mbushura, respektivisht person fizik i cili është në bashkësi martesore ku të paktën njëri partner është me moshë deri në 35 dhe me 35 vjet të mbushura, subvencionohet me mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, në mënyrë që nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet:

  • 80% nga anuiteti mujor në tetë vitet e para dhe 50% nga anuiteti mujor në 3 vitet që pasojnë të shlyerjes së tij për ndërtimin ose blerjen e shtëpisë së re ose
  • Shumën totale për ndërtimin ose blerjen e shtëpisë së re, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 12.500 euro në kundërvlerë në denarë

Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 МКД

Komision për kredinë e aprovuar - 1%

Shpenzime për shlyerje të parakohshme – nuk ka

kushtet

  • aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga)
  • Mundësi për përfshirje të më së shumti një bashkë-kërkues për kredi (anëtar i familjes së ngushtë)
  • kufiri i moshës - maksimum 75 vjeç në ditën e maturimit të kredisë

INSTRUMENETE PËR GARANCI:

kambial dhe deklaratë kambiale, ndalesë administrative të pagës, polica e sigurimit të patundshmërisë lidhur në dobi të Bankës dhe njërën nga dy opsionet e ofruara:

  • në rast se shfrytëzuesi nuk ka pjesëmarrje prej minimum 25%, vlera e hipotekës duhet të jetë 2/1 në proporcion me kredinë, prej së cilës detyrimisht si peng duhet të lihet banesa e re e blerë
  • pjesëmarrje prej minimum 25% dhe hipotekë e banesës së re/shtëpisë, përveç në raste për kërkues ose persona në bashkësi martesore që i kanë mbushur 35 vjet, të cilët aplikojnë për ndërtim/blerje të shtëpisë me subvencion të pjesëmarrjes e cila nuk guxon të tejkalojë 25% nga vlera maksimale e subvencionuar e kredisë banesore, përkatësisht jo më shumë se 12.500 euro në kundërvlerë në denarë; aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga)

normat e interesit

Në raste kur nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e anuitetit mujor për pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për blerjen e banesës së re, respektivisht 75% të anuitetit mujor në pesë vitet e para të shlyerjes së kredisë për ndërtimin/blerjen e shtëpisë dhe në rast të ndërtimit/blerjes së shtëpisë paraqitet person fizik, i cili është në bashkësi martesore, ku të paktën njëri prej tyre është i moshës deri dhe me 35 vjet të mbushura:

  • 3,95% normë fikse e interesit në tre vitet e para të shlyerjes së kredisë
  • 4,44% normë fikse e interesit në vitin e katërt dhe të pestë të shlyerjes së kredisë
  • EURIBOR 6 mujor + 5% diferencë, por edhe jo normë më të ulët interesi se 6,90% p.a., pas vitit të pestë normë e ndryshueshme e interesit

Në raste kur nga Buxheti i Ministrisë së Financave paguhet gjysma e pjesëmarrjes për banesën e që nuk duhet të tejkalojë 25% të vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht 75% të pjesëmarrjes për shtëpi, respektivisht jo më shumë se 6.250 në kundërvlerë në denarë, respektivisht 75% të pjesëmarrjes për shtëpi, e cila nuk guxon të tejkalojë 25% e vlerës maksimale të subvencionuar të kredisë banesore, respektivisht jo më shumë se 9.375 euro në kundërvlerë në denarë dhe shumën e plotë të pjesëmarrjes për ndërtimin/blerjen e shtëpisë kur paraqitet person fizik deri dhe me 35 vjet të mbushura, gjegjësisht person fizik i cili është në bashkësi martesore, ku të paktën njëri është i moshës deri dhe me 35 vjet të mbushura:

  • normë e ndryshueshme vjetore e interesit – jo më e lartë se EURIBOR 6 mujor + 4,5 pikë procentuale në nivel vjetor për tërë periudhën e shlyerjes së kredisë – harmonizimi do të bëhet në bazë gjashtë-mujore edhe atë më 01.01. dhe 01.07. për çdo vjet

të tjera

* Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive.

*Mjetet për kredinë e subvencionuar janë të pakthyeshme nëse rregullisht shlyhet kredia e subvencionuar, pas kalimit të vitit të dhjetë, gjegjësisht vitit të dymbëdhjetë të shlyerjes së kredisë.