KREDI KONSUMATORE PA DEDIKIM – KLAUZOLË NË DEVIZA ME NORMË TË NDRYSHUESHME TË INTERESIT

Mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë)

karakteristikat

Dedikimi:

pa dedikim – mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë).

Shuma maksimale:

në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit të kredisë – deri në 15.000,00 EUR;

PA GARANTË - deri në 5.000,00 EUR për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;

ME 1 GARANT - prej 5.000,00 deri në 10.000,00 EUR- për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;

ME 1 GARANT - deri në 5.000,00 EUR për të punësuarit në sipërmarrje tjera private;

ME 2 GARANTË - prej 10.000,00 EUR deri në 15.000,00 EUR - për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;

ME 2 GARANTË - prej 5.000,00 EUR deri në 7.500,00 EUR për të punësuarit në sipërmarrje tjera private.

AFATI I KTHIMIT - deri në 72 muaj

Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 MKD;

Komision për kredinë e aprovuar - 2%.

kushtet

  • aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;
  • aftësi kreditore prej 1/3 (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në sipërmarrje tjera private;
  • aftësi kreditore prej 1/2 (kësti/paga) për garantët;
  • kufiri i moshës - maksimum 64 vjeç në ditën e maturimit të kredisë.

normat e interesit

    • 1 М Euribor + 8,00 p.p. për shfrytëzues të kredisë pa prodhime tjera plotësuese dhe me një prodhim plotësues të Bankës;
    • 1 М Euribor + 7,988 p.p. për shfrytëzues së kredisë me +2 prodhime tjera plotësuese të Bankës;
    • 1 М Euribor + 7,937 p.p. për shfrytëzues të kredisë me +3 prodhime tjera plotësuese të Bankës.

       

      * Norma e interesit është e ndryshueshme e përbërë nga 1М Euribor, e cila ndryshon në gjysmëvit, respektivisht më 30.6 dhe 31.12 + margjina.

      të tjera

      * Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive.

      ** Një garant mund të zëvendësohet me lidhjen e marrëveshjes për kredi me klauzola të përfshira ekzekutive, nënshkruar nga ana e kërkuesit nëse posedon pasuri në emër të vet, ose me garant tjetër pagues i cili posedon pasuri në emër të vet.