KREDI KONSUMATORE PA DEDIKIM – KALUZOLË NË DEVIZA

Mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë)

karakteristikat

Dedikimi:

Pa dedikim – mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë).

Shuma maksimale:

në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit të kredisë – deri në 15.000,00 EUR

PA GARANTË – deri në 5.000,00 EUR për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën


ME 1 GARANT - prej 5.000,00 deri në 10.000,00 EUR- për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën

ME 1 GARANT – deri në 5.000,00 EUR për të punësuarit në sipërmarrje tjera private

ME 2 GARANTË - prej 10.000,00 EUR deri në 15.000,00 EUR - për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën

ME 2 GARANTË - prej 5.000,00 EUR deri në 7.500,00 EUR për të punësuarit në sipërmarrje tjera private

AFATI I KTHIMIT – deri në 72 muaj

Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 MKD;

Komision për kredinë e aprovuar - 2%.

kushtet

  • aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;
  • aftësi kreditore prej 1/3 (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në sipërmarrje tjera private;
  • aftësi kreditore prej 1/2 (kësti/paga) për garantët;
  • kufiri i moshës - maksimum 64 vjeç në ditën e maturimit të kredisë.

normat e interesit

  • 7,632% normë vjetore të interesit për shfrytëzues të kredisë pa prodhime tjera plotësuese dhe me një prodhim plotësues të Bankës;
  • 7,615% normë vjetore të interesit për shfrytëzues të kredisë + 2 prodhime tjera plotësuese të Bankës;
  • 7,60% shfrytëzues të kredisë + 3 prodhime tjera plotësuese të Bankës.

të tjera

* Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive.

** Një garant mund të zëvendësohet me lidhjen e marrëveshjes për kredi me klauzola të përfshira ekzekutive, nënshkruar nga ana e kërkuesit nëse posedon pasuri në emër të vet, ose me garant tjetër pagues i cili posedon pasuri në emër të vet.