KREDI KONSUMATORE PA DEDIKIM – NË DENARË

Mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë)

karakteristikat

Dedikimi:

pa dedikim – mjetet transferohen në llogari të transaksionit të shfrytëzuesit (nuk është e nevojshme të kërkohet dëshmi për dedikimin e kredisë).

Shuma maksimale:

në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit të kredisë – deri në 900.000 MKD;

PA GARANTË - deri në 300.000,00 MKD për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;


ME 1 GARANT - prej 300.001,00 deri në 600.000,00 MKD- për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;

ME 1 GARANT - deri në 300.000,00 MKD për të punësuarit në sipërmarrje tjera private;

ME 2 GARANTË - prej 600.001,00 MKD deri në 900.000,00 MKD - për të punësuarit në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën ME 2 GARANTË - prej 300.001,00 deri në 450.000,00 MKD për të punësuarit në sipërmarrje tjera private.

AFATI I KTHIMIT – deri në 72 muaj

Shpenzimet e aplikimit për kredi - 500,00 MKD;

Komision për kredinë e aprovuar - 2%.

kushtet

    • aftësi kreditore prej ½ (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në SP, institucione buxhetore dhe financiare dhe sipërmarrje private të pranueshme për Bankën;
    • aftësi kreditore prej 1/3 (kësti/paga) për kërkues të kredisë të punësuar në sipërmarrje tjera private;
    • aftësi kreditore prej 1/2 (kësti/paga) për garantët;
    • kufiri i moshës - maksimum 64 vjeç në ditën e maturimit të kredisë.

      normat e interesit

      • 11,25% normë vjetore të interesit për shfrytëzues të kredisë pa prodhime tjera plotësuese dhe me një prodhim plotësues të Bankës;
      • 11,10% normë vjetore të interesit për shfrytëzues të kredisë + 2 prodhime plotësuese të Bankës;
      • 11,00% për shfrytëzues të kredisë + 3 prodhime plotësuese të Bankës.

      të tjera

      * Nëse politika e punëdhënësit është të mos verifikojë ndalesa administrative, atëherë është e nevojshme lidhja e detyrueshme e marrëveshjes duke i përfshirë klauzolat ekzekutive.

      ** Një garant mund të zëvendësohet me lidhjen e marrëveshjes për kredi me klauzola të përfshira ekzekutive, nënshkruar nga ana e kërkuesit nëse posedon pasuri në emër të vet, ose me garant tjetër pagues i cili posedon pasuri në emër të vet.