Garancia:
Sipas Katalogut për garanci dhe politikë të Bankës *
Garancia e pranueshme minimale:
Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive
Të tjera:
vlen për kompani me mbi 51% pronësi private. Numri i të punësuarve nuk guxon të zvogëlohet gjatë kohës së kthimit të kredisë. Klientë me prioritet për kreditim janë klientët të cilët në vitin rrjedhës në raport me vitin paraprak e kanë rritur vëllimin e punës të paktën 5% ose e kanë rritur eksportin të paktën 5%, të cilët kanë investuar në modernizim, kursim të energjisë, mbrojtjen e mjedisit, të cilët e kanë rritur numrin e të punësuarve dhe të cilët kanë aftësi të mira konkurrente në treg (të ardhura nga veprimtaria më të mëdha se shpenzimet nga veprimtaria, likuiditet rrjedhës më të madh se 0,8%, ndërsa të paktën 30% të ardhura nga eksporti)
Veprimtari të ndaluara për kreditim:
prodhimi i armëve, lojërave të fatit, prodhimi i duhanit, aktivitetet e lidhura me eksperimente ndaj kafshëve të gjalla, aktivitetet të cilat kanë ndikim negativ ndaj mjedisit, klonimi, aktivitetet nga fusha e tregtisë me patundshmëri, projektet me vlerë përllogaritëse më të madhe se 25 milionë EUR, projektet e parashtruara nga kompanitë me mbi 250 të punësuar