KREDI PËR KAPITAL TË PËRHERSHËM QARKULLUES NGA LIK

Dedikimi: Financimi i kapitalit të përhershëm qarkullues për sipërmarrje të vogla dhe të mesme. Linja kreditore Italiane është shfrytëzuar dhe është mbyllur, me çka nga mjetet e kthyera në bazë të kësaj Linje kreditore është formuar fondi Revolving, i cili shfrytëzohet edhe për kreditimin e kapitalit qarkullues



Karakteristikat

Shuma e kredisë:

Në bazë të aftësisë kreditore të Kërkuesit, minimum 50.000 EUR maksimum 400.000 EUR

Valuta e kredisë:

kredi në deviza

Afati i kthimit:

deri në 3 vjet me mundësi të përfshirjes së një grejs-periudhe deri në 6 muaj

Mënyra e kthimit:

sipas planit të amortizmit për pagesën e kredisë

Kushtet

Garancia:

Sipas Katalogut për garanci dhe politikë të Bankës *

Garancia e pranueshme minimale:

Hipotekë mbi patundshmëri dhe/ose peng mbi mjete të lëvizshme dhe kambial noterial apo marrëveshje të lidhur për ekspozim kreditor, me klauzola ekzekutive

Të tjera:

vlen për kompani me mbi 51% pronësi private.

Veprimtari të ndaluara për kreditim:

prodhimi i armëve, lojërave të fatit, aktivitetet të cilat kanë ndikim negativ ndaj mjedisit, klonimi

Normat e interesit

Norma e interesit:

6% vjetore, fikse

Komisione:

deri në 1,5% nga shuma e aprovuar e kredisë

Komision për kthimin e parakohshëm të kredisë:

3% nga shuma e parapaguar

Komisione të tjera:

2.000 denarë shpenzime administrative për aprovimin e kërkesës

Valuta e kredisë:

pagesa e kredisë bëhet në bazë të Vendimit për politikën e Bankës mbi normat e interesit