Kursimi për fëmijë është prodhim depozitar afatgjatë për persona fizik dhe është i dedikuar për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare. Prandaj, si përfaqësues ligjor patjetër të paraqitet njëri nga prindërit, gjë që dëshmohet me Certifikatë nga libri amë i të lindurve.
Ky prodhim mundëson një numër të pakufizuar dhe shuma të depozitimeve plotësuese gjatë tërë periudhës së afatit të depozitës.
Ky prodhim është i dedikuar për fëmijë, që nga lindja e tyre e deri sa të bëhen të moshës madhore. Çdo familje është shfrytëzues potencial i këtij prodhimi, nëse merret parasysh se libreza e kursimit për fëmijë me depozitë kursimi mund të jetë një dhuratë për ditëlindje apo për ndonjë rast tjetër.
Shuma minimale e depozitimit: 50,00 eur
Shuma minimale e depozitimit plotësues: 20,00 eur
Mënyra e llogaritjes së interesit: Normat e interesit janë vjetore. Llogaritja e interesit bëhet në nivel ujor.
Mënyra e pagesës së interesit: 1/ pagesa në muaj e interesit 2/ pagesa e interesit në fund të periudhës (kapitalizimi i interesit)
Mënyra e përtëritjes së afatit: Në rast se klienti nuk deklarohet se do ta tërheqë shumën e deponuar të mjeteve, më së voni 5 (pesë) ditë nga data e maturimit të depozitës, do të bëhet ripërtëritja e afatit në përputhje me kushtet e vlefshme të Bankës në momentin e ripërtëritjes së afatit.
Politika e ndërprerjes së afatit: "Në rast së ndërprerjes së parakohshme të afatit të mjeteve për periudhën nga momenti i afatit / ripërtëritjes së afatit deri në momentin e ndërprerjes së afatit (prishja e marrëveshjes për depozitën) Banka do të llogarisë dhe paguajë interes me të parë.
Kursim për fëmijë
|
Norma e interesit në nivel vjetor për denarë
|
Depozita me afat
|
Interesi
|
|
12 muaj
|
0.90%
|
24 muaj
|
1.50%
|
36 muaj
|
1.80%
|