Kursimi për fëmijë është prodhim depozitar afatgjatë për persona fizik dhe është i dedikuar për fëmijë deri në moshën 18 vjeçare. Prandaj, si përfaqësues ligjor patjetër të paraqitet njëri nga prindërit, gjë që dëshmohet me Certifikatë nga libri amë i të lindurve.

Ky prodhim mundëson një numër të pakufizuar dhe shuma të depozitimeve plotësuese gjatë tërë periudhës së afatit të depozitës.

Ky prodhim është i dedikuar për fëmijë, që nga lindja e tyre e deri sa të bëhen të moshës madhore. Çdo familje është shfrytëzues potencial i këtij prodhimi, nëse merret parasysh se libreza e kursimit për fëmijë me depozitë kursimi mund të jetë një dhuratë për ditëlindje apo për ndonjë rast tjetër.

Shuma minimale e depozitimit: 3.000,00 mkd

Shuma minimale e depozitimit plotësues: 1.000,00 mkd

Mënyra e llogaritjes së interesit: Normat e interesit janë vjetore. Llogaritja e interesit bëhet në nivel ujor.

Mënyra e pagesës së interesit: 1/ pagesa në muaj e interesit 2/ pagesa e interesit në fund të periudhës (kapitalizimi i interesit)

Mënyra e përtëritjes së afatit: Në rast se klienti nuk deklarohet se do ta tërheqë shumën e deponuar  të mjeteve, më së voni 5 (pesë) ditë nga data e maturimit të depozitës, do të bëhet ripërtëritja e afatit në përputhje me kushtet e vlefshme të Bankës në momentin e ripërtëritjes së afatit.

Politika e ndërprerjes së afatit: "Në rast së ndërprerjes së parakohshme të afatit të mjeteve për periudhën nga momenti i afatit / ripërtëritjes së afatit deri në momentin e ndërprerjes së afatit (prishja e marrëveshjes për depozitën) Banka do të llogarisë dhe paguajë interes me të parë.


Kursim për fëmijë

Norma e interesit
në nivel vjetor për denarë

     Depozita me afat

 Interesi

 

      12 muaj

1.60%

      24 muaj

2.80%

      36 muaj

3.20%