Lojë e madhe shpërblyese nga Stopanska Banka sh.a. Manastir dhe Mastercard

Nga data 15.08.2018 filloi loja e madhe shpërblyese ,,STBBT MASTER MANIA'' nga Stopanska Banka sh.a. Manastir dhe Mastercard. Shpërblimet kryesore janë udhëtim për dy persona në Maldivi, MacBook dhe iPhone 8plus.

Kjo lojë do të zgjasë deri më 31.12.2018, ndërsa të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë përdoruesit ekzistues të kartave Mastercard Credit dhe Mastercard Debit si dhe klientët që do të marrin kartë gjatë kohëzgjatjes së lojës shpërblyese. 

Për të fituar të drejtën e pjesëmarrjes në këtë lojë shpërblyese, të gjithë përdoruesit ekzistues dhe të rinj të kartave të markës Mastercard (Mastercard Standard dhe Mastercard Debit) në periudhën nga data 15.8.2018 (ora 00:00) deri më 31.12.2018 (ora 24:00) duhet të realizojnë të paktën 5 transaksione me shumë minimale prej 1.000,00 denarësh. Pas 5 transaksioneve të realizuara, në sistemin e Bankës krijohet një kod adekuat (numër unik) me të cilin fitoni të drejtën e pjesëmarrjes në lojën shpërblyese. Me çdo transaksion tjetër të kryer vijues prej mbi 1.000,00 denarë, sistemi do të krijojë kode plotësuese për përdoruesit dhe kështu do të rritet mundësia e tyre që të jenë fitues në lojën shpërblyese. 

Tërheqja e shpërblimeve do të bëhet më 04.01.2019, ndërsa rregulloren zyrtare të lojës shpërblyese të aprovuar nga Ministria për Financa mund ta shihni në këtë link.