Stopanska banka sh.a. Manastir është person juridik veprimtaria themelore e së cilës është grumbullimi i parave të lira dhe shpërndarja e tyre në vende ku të njëjtat mund të përdoren në mënyrën më racionale dhe të sjellin fitim më të madh.

Kjo bankë është e themeluar në formë të shoqërisë aksionare dhe ka karakter universal, respektivisht kryen punë depozituese, punë kreditore bankare duke e përfshirë edhe faktoringun dhe financimin e transakcioneve komerciale, punë me pagesat në vend dhe jashtë përfshirë edhe shitblerjen e devizave, transferimin e shpejtë të parave, tregtimin me instrumente të tregut të parave, punë me letrat me vlerë dhe këshillime investuese të klientëve, konsulenca ekonomiko-financiare dhe punë tjera bankare, në pajtueshmëri me dispozitat pozitive ligjore, parimet e likuiditetit, sigurisë dhe rentabilitetit.