PUNA ME AKREDITIVE

Akreditivi dokumentar ofron mënyrën e vetme, të pranuar në mënyrë universale, për pagesa në tregtinë ndërkombëtare, për shkak se në mënyrë të njëjtë i mbron interesat e blerësit dhe ato të shitësit.

Akreditivi dokumentar është një detyrim i parevokueshëm me shkrim i bankës (banka akreditive) marrë në emër të urdhërdhënësit (më së shpeshti blerës i mallrave apo shfrytëzues i shërbimit), se do t’ia paguajë klientit (në raste më të shpeshta shitësi ose dhënësi i shërbimeve), vlera e dokumenteve në një periudhë të caktuar kohore, me kusht që dokumentet e dorëzuara të jenë në pajtim me kushtet dhe afatet në akreditiv.

 

Akreditivi Nostro (importues) paraqet instrument për pagesë gjatë importimit të mallrave dhe shërbimeve.


Akreditivi Loro (eksportues) parqet instrument me të cilin sigurohet pagesa e eksportit të mallrave dhe shërbimeve.

çfarë është e nevojshme për HAPJEN e AKREDITIVIT nostro

  • Të keni të hapur llogari në denarë dhe deviza në Stopanska banka sh.a a Manastir
  • Kërkesë për hapje të akreditivit
  • Bazë dokumentare për hapjen e akreditivit (marrëveshje, faturë ose pro-faturë për importin e kontraktuar)
  • Të keni të plotësuar drejtë formularin 1451 (faqja 1 dhe 2) të nënshkruar nga urdhërdhënësi
  • Garanci adekuate


    Akreditivi Loro (eksportues) paraqet instrument me të cilin sigurohet arkëtimi i eksportit të mallrave dhe shërbimeve


    Konfirmimi


    Stopanska banka sh.a. Manastir ka vendosur bashkëpunim afatgjatë me banka me renome botërore, të cilat kryejnë konfirmimin e akreditivave të dhëna nga Banka.

     

    KOMISIONE DHE SHPENZIME

    Varësisht nga lloji i akreditivit, garancia dhe valuta, fillon nga 0,30% në tre muaj, minimum 1.000,00 për akreditive nostro, 0,10% minimum 1.000,00 denarë për akreditive loro, në përputhje me Tarifën mbi kompensimet e Stopanska banka sh.a. Manastir.

    shpenzime SWIFT - 400,00 MKD.