PUNA ME GARANCITË

Garancia bankare paraqet instrumentin e vetëm dhe më të sigurt për sigurimin e pagesës mes subjekteve afariste, si detyrim i parevokueshëm i Bankës (në formë të shkruar) të paguajë shumë të caktuar parash, në rast të mosrealizimit të detyrimeve që janë kontraktuar ndërmjet dy subjekteve.

Si urdhërdhënës dhe shfrytëzues i garancive bankare mund të paraqiten persona juridik dhe fizik.

Llojet e garancive, të cilat i jep Stopanska banka sh.a. Manastir

GARANCI PËR SIGURIMIN E PAGESËS – GARANCI TË PAGESËS

    • Garanci të pagesës për furnizimin e mallrave / kryerjen e shërbimeve
    • Garanci doganore (e përgjithshme dhe individuale)
    • Garanci kreditore
    • Garanci për sigurimin e pagesës së detyrimeve tatimore
    • Garanci për sigurimin e pagesës së shërbimeve komunale dhe qirave
    • Garanci për lëshimin e karneteve TIR dhe sigurimin e detyrimeve ndaj IATA
    • Garanci për sigurimin e detyrimeve të një subjekti ndryshe nga Urdhërdhënësi, respektivisht për marrjen potenciale përsipër të borxhit nga raportet afariste ndërmjet subjekteve tjera, pavarësisht nga karakteri i detyrimit (garancia kolaterale)

      GARANCITË E REALIZIMIT

        • Garancia e likuidimit / tenderimit
        • Garancia për kryerjen e mirë (cilësore) të punës (marrëveshjes)
        • Garancia për kthimin e paradhënies (garanci e paradhënies)
        • Garancia për detyrime në periudhën e garantimit
        • Lloje të tjera të garancive në përputhje me kërkesën dhe nevojat e klientit

          çfarë është e nevojshme për lëshimin e garancive bankare nostro

          • Të keni të hapur llogari në denarë dhe deviza në Stopanska banka sh.a a Manastir
          • Kërkesë për lëshimin e garancisë
          • Bazë dokumentare për lëshimin e garancisë (marrëveshje, pro-faturë, faturë, porosi, dokumentet e tenderit ose tjetër dokument i cili e dëshmon biznesin e tregtimit)
          • Garanci adekuate


            garancitë bankare LORO

            Stopanska banka sh.a . Manastir për klientët e vet i kryen edhe shërbimet e mëposhtme të garancisë loro:

              • Konsultative këshillëdhënëse
              • Marrja e garancive nëpërmjet SWIFT-it ose klientit në origjinal dhe identifikimit të autenticitetit të nënshkrimeve;
              • Nostrifikimi – përcjellja e garancisë deri te shfrytëzuesi;
              • Përcjellja e kërkesës për arkëtimin sipas garancisë loro nga shfrytëzuesi deri te Banka garantuese së bashku me dokumentet përcjellëse.


                KOMISIONE DHE SHPENZIME

                Në varës nga lloji i garancisë, sigurimit dhe valutës, fillon nga 0,15% në tre muaj, minimum 1.500,00 denarë, në përputhje me Tarifën mbi kompensimet e Stopanska banka sh.a. Manastir.