Hapja e llogarisë së transaksionit për persona fizik

Pjesëmarrës në qarkullimin e pagesave është personi nga vendi ose jashtë, person juridik ose fizik, i cili kryen veprimtari të regjistruar, ose person tjetër fizik, i cili kryen pagesë në denarë nëpërmjet bartësve të qarkullimit të pagesave.

Llogaria e transaksionit paraqet të dhënë të vetme dhe të papërsëritshme numerike, e cila shërben për identifikimin e pjesëmarrësit në qarkullimin e pagesave, nëpërmjet së cilës evidentohen të gjitha transaksionet në denarë të cilat bëhet nëpërmjet Bankës.

Hapja e llogarisë së transaksionit për person fizik

  • Llogari të transaksionit mund të hapin të gjithë personat fizik – shtetas të republikës së Maqedonisë, si dhe persona fizik shtetas të huaj, të cilët në përputhje me dispozitat ligjore kanë trajtim të rezidentit dhe kanë letërnjoftim për të huaj të lëshuar nga MPB-ja e RM-së.
  • Banka mund të hapë llogari edhe për persona të mitur, të cilët nuk kanë aftësi afariste dhe të cilët para Bankës i përfaqëson përfaqësuesi ligjor, respektivisht kujdestari në pajtim me dispozitat ligjore.

Kërkesë për hapjen dhe admnistirmin e llogarisë së transaksionit

Aplikim/kërkesë për regjistrim të klientit

Marrëveshje për hapjen dhe administrimin e llogarisë së trasaksionit

Pyetësori FATCA për klientë – persona fizik


Trajtimi i personave të verbër gjatë shfrytëzimit të shërbimeve bankare

  • HAPJA E LLOGARISË PËR PERSONAT E VERBËR – në prani të dy dëshmitarëve, prej të cilëve njëri është detyrimisht një nëpunës bankar. Llogaria hapet me nënshkrimin e dokumenteve nga ana e personit të verbër (me nënshkrimin e tij, shenjën e gishtit, faksimile, etj.) dhe me nënshkrimin e të dy dëshmitarëve (shoqëruesi i personit të verbër dhe/ose i punësuari në Bankë) në dokumentet për hapjen e llogarisë, respektivisht në aplikimin për identifikimin e klientëve, në pjesën e vërejtjeve ose në fund të tij.
  • PAGESA/DEPOZITIMI I MJETEVE NË LLOGARI – në prani të dy dëshmitarëve, prej të cilëve njëri detyrimisht një nëpunës bankar. Banka në mënyrë interne mund të kërkojë edhe dy nëpunës bankar. Në rast se personi i verbër është i pranishëm në Bankë pa një shoqërues gjatë pagesës/tërheqjes së mjeteve në llogari, si dëshmitarë mund të jenë edhe dy nëpunës bankar, të cilët detyrimisht vendosin nënshkrimin në fletëpagesë apo urdhëresën për tërheqje.

Kartela për llogari të transaksionit

Kartela për llogari të transaksionit është një formular i veçantë, i cili bashkë me letërnjoftimin apo dokumentin e udhëtimit shërbejnë për përcaktimin e identitetit të poseduesit të llogarisë së transaksionit.

Instrumentet e qarkullimit të pagesave për pagesat pa para në dorë dhe me para në dorë:

  • Urdhërpagesë për transferte (formulari PP 30)
  • Urdhërpagesë për të hyrat publike (formulari PP 50)
  • Urdhërpagesë për kontributet e pagave (në ngarkesë të një urdhërdhënësi, ndërsa në dobi të një apo më shumë pranuesve) (formualri PP 53)
  • Urdhër për pagesë me para në dorë  (PP10 dhe PP50)
  • Urdhër për tërheqje të parave në dorë (PP40)


Marrëveshje për hapjen dhe administrimin e llogarisë së trasaksionit

Tarifat dhe kompensimet për persona fizik