Llogari në deviza mund të hapin persona fizik – rezident dhe jorezident.
Hapja e llogarive në deviza për persona fizik - rezident:Rezident janë personat fizik me vendbanim të përhershëm në republikën e Maqedonisë ose persona, të cilët përkohësisht qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë në bazë të një lejeqëndrimi të vlefshëm, respektivisht një vize pune në afat prej jo më pak se 6 muaj.
Për të hapur një llogari në deviza, personat fizik – rezident, duhet të kenë letërnjoftim ose dokument udhëtimi të vlefshëm, dhe ato t’i prezantojnë në sportelet e Bankës.
Aplikim për regjistrim të klientit si person fizik.
Banka hap llogari të transaksionit për poseduesin e llogarisë,
nëse ai i plotëson kushtet e mëposhtme:
- parashtron kërkesë për hapjen e llogarisë
- plotëson Aplikim për identifikimin/përditësimin e klientit – person fizik
- plotëson Shtojcën 1 Pyetësor FATCA për klientë persona fizik,
- paraqet dokumente, të cilat mundësojnë identifikimin e Poseduesit të llogarisë, përfaqësuesin dhe personat e autorizuar për të pasur qasje në mjetet e llogarisë, duke i pasur parasysh dispozitat, përfshirë edhe dispozitat e ligjit i cili i referohet parandalimit të larjes së parave, dhe
- paraqet të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumente të tjera në përputhje me dispozitat aktuale dhe eventualisht dokumente të tjera, të cilat mund t’i kërkojë Banka.
- dokumentet e nevojshme për hapjen e llogarisë duhet të prezantohen në origjinal ose në fotokopje të vërtetuara nga personi i autorizuar (noteri), dhe me atë rast Banka detyrimisht mban një kopje të dokumenteve të prezantuara.
Pas pranimit të kërkesës për hapjen e llogarisë dhe tërë dokumenteve të kompletuara, Banka lidh kontratë për llogari në deviza të jo-rezidentit dhe e hap llogarinë, ose e refuzon kërkesën.
Hapja e llogarive në deviza për persona fizik – jo-rezident
Personat fizik nga jashtë, të cilët qëndrojnë në Republikën e Maqedonisë, mund të hapin llogari në Stopanska banka sh.a. Manastir, në sportelet e Bankës në më shumë qytete në Maqedoni.
Klienti, personi fizik nga jashtë – jo-rezident, identifikohet duke parashtruar:
- dokument të vlefshëm për identifikim, dokument udhëtimi, në origjinal ose kopje të vërtetuar te Noteri ose institucioni i autorizuar në shtetin e banimit;
- letërnjoftim të vlefshëm, nëse personi vjen nga një shtet anëtar i Bashkimit Europian ose nga një shtet me të cilin Republika e Maqedonisë ka lidhë Marrëveshje bilaterale për udhëtime ndërkufitare të shtetasve të dy vendeve (Serbia, Shqipëria dhe Mali i Zi).
Në rast se në dokumentin e prezantuar për identifikim nuk ka ndonjë të dhënë të nevojshme, banka mund të kërkojë dokument tjetër ose deklaratë të verifikuar te Noteri për të dhënat e kërkuara dhe saktësinë e tij.
Banka hap llogari në deviza për jo-rezidentin, nëse ai i plotëson kushtet e mëposhtme:
- parashtron kërkesë për hapjen e llogarisë;
- plotëson Aplikim për identifikimin/përditësimin e klientit – person fizik;
- plotëson Shtojcën 1 Pyetësor FATCA për klientë persona fizik;
- paraqet dokumente, të cilat mundësojnë identifikimin e Poseduesit të llogarisë, përfaqësuesin dhe personat e autorizuar për të pasur qasje në mjetet e llogarisë, duke i pasur parasysh dispozitat, përfshirë edhe dispozitat e ligjit i cili i referohet parandalimit të larjes së parave, dhe
- paraqet të gjitha të dhënat e nevojshme dhe dokumente të tjera në përputhje me dispozitat aktuale dhe eventualisht dokumente të tjera, të cilat mund t’i kërkojë Banka;
- parashtron Deklaratë për njohjen e dispozitave ligjore në republikën e Maqedonisë, në bazë të së cilave klienti është identifikuar në bankë me status jo-rezident.
Pas pranimit të kërkesës për hapjen e llogarisë dhe tërë dokumenteve të kompletuara, Banka lidh kontratë për llogari në deviza të jo-rezidentit dhe e hap llogarinë, ose e refuzon kërkesën.
Me këtë llogari mund të menaxhojë personi, i cili e ka hapur llogarinë, ose personi i autorizuar nga ana e tij, i cili e ka deponuar nënshkrimin e vet.
Personi i autorizuar për çështjet e llogarive të jo-rezidentëve – person fizik, identifikohet me dokument të vlefshëm të tij për identifikim, adekuat për statusin e klientit dhe autorizim me shkrim, të nënshkruar nga pronari i llogarisë në origjinal ose kopje të vërtetuar te Noteri/institucioni i autorizuar në shtetin e banimit.