VISA Business Debit është kartë debiti me mundësi për përdorim në vend dhe jashtë.

VISA Business Debit është e dedikuar për:

  • Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar dhe
  • Tërheqje të parave nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë vendi, ku ka shenjën VISA, përveç në vendet të cilat nuk marrin pjesë në programet e Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), përkatësisht vendet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Botsuana (Afrika Jugore), Brazili, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guineja Ekuatoriale, Gaboni, Kongo, Timori Lindor, Indonezia, Kamboxhia, Kolumbia, Papua Guineja e Re, Zvicra, Sierra Leone (Afrika perëndimore), Singapori, Tajvani (provincë në Kinë), Tajlanda, Ukraina, Filipinet, Hong Kong, Sri Lanka (Azi jugore), Afrika e Jugut, Malajzia, Australia.

Karakteristikat themelore

  • Me kartën Tuaj të pagesës fitoni një varg mundësish të pakufizuara, të cilat përditshmërisë suaj do t’i japin një dimension të ri. Pagesa është e thjeshtë dhe e sigurt. Karta e biznesit mund t’i shfrytëzojnë më shumë të punësuar për qëllime të ndryshme, si për shlyerjen e shpenzimeve të përditshme zyrtare, ashtu edhe për udhëtime afariste në vend dhe jashtë. Kështu do të keni qasje tek mjetet Tuaja në çdo kohë, mund të udhëtoni pa brenga dhe sigurt në cilëndo pjesë të botës, duke mos mbajtur para të gatshme me vete.
  • Përdorimi i kartës është PA KOMISION për pagesa në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë.

Kriteret për marrjen e kartës

Kërkesë për aprovimin e kartës së biznesit për persona fizik

Anëtarësimi vjetor

  • 2,500.00 denarë – Anëtarësi vjetore për lëshimin e kartës plotësuese

Tërheqja e parave të gatshme

    • Pa komision  për tërheqje nga bankomatet e Bankës
    • Pa komision   për tërheqje nga terminalet e bankës POS
    • 2% minimum 100 denarë për tërheqje nga bankomatet e një banke tjetër
    • 2,5% minimum 200 denarë për tërheqje nga terminalet e një banke tjetër POS

      Kontrollimi i gjendjes në bankomat

        • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të Bankës - 5,00 den. (kontrollimi i parë në muaj është pa kompensim)
        • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të një Banke tjetër - 20,00 den.

          Reklamacione

            • PA KOMPENSIM – për kërkesë të justifikueshme
            • 1 000 denarë – kërkesë të pajustifikueshme

              Bllokime/zhbllokime elektronike

                • 150 denarë për bllokimin e kartës së humbur apo së vjedhur
                • 150 denarë për zhbllokim me kërkesë të klientit
                • 150 denarë për rilëshimin e PIN-it

                  Rilëshimi i kartës

                  • 500 denarë për arsye të vjedhjes, humbjes apo dëmtimit të kartës
                  Ndryshimi i parametrave në kartë

                  150 denarë ndryshimi i parametrave në kartë

                   

                  Mbyllja e kartës

                  • 200 denarë për anulim të parakohshëm të përdorimit

                  Kodi PIN

                  • Për tërheqjen e parave të gatshme nga bankomati, si dhe për pagesë në tregtim, detyrimisht përdoret kodi PIN (pranohet në zarf të mbyllur së bashku me kartën). Në rast se kodi PIN gabimisht futet tre herë, karta bllokohet me automatizëm.