Visa Classic është kartë krediti me mundësi për përdorim në vend dhe jashtë
Visa Classic është e dedikuar për:
- Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar
- Pagesa elektronike
- Tërheqje të parave nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë vendi, ku ka shenjën VISA, përveç në vendet të cilat nuk marrin pjesë në programet e Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), përkatësisht vendet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Botsuana (Afrika Jugore), Brazili, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guineja Ekuatoriale, Gaboni, Kongo, Timori Lindor, Indonezia, Kamboxhia, Kolumbia, Papua Guineja e Re, Zvicra, Sierra Leone (Afrika perëndimore), Singapori, Tajvani (provincë në Kinë), Tajlanda, Ukraina, Filipinet, Hong Kong, Sri Lanka (Azi jugore), Afrika e Jugut, Malajzia, Australia.
Kërkesë për kartë krediti
Këshilla të dobishme për përdorimin e kartave të pagesës
Karakteristikat themelore
- Kartat Visa Classic mundësojnë pagesë me këste në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë.
- Përdorimi i kartës është PA KOMISION për pagesa në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë.
Saldo
- Në shumën e limitit të lejuar të kartës së kreditit
Kriteret për marrjen e kartës
- Persona të punësuar në kohë të pacaktuar në administratën publike ose tek persona tjerë juridik, të cilët kanë pagesë të rregullt të pagave në tre muajt e fundit;
- Persona me profesione të pavarura, të cilët kanë pagesë të rregullt të pagës në Bankë;
- Persona që realizojnë të ardhura të rregullta nga shitja e qumështit;
- Pensionistë, të cilët pensionin e marrin në llogari të transaksionit në Bankë;
- Pensionistë, të cilët pensionet e tyre nga jashtë i marrin në llogari në këtë Bankë;
- Persona, të cilët kanë në Bankë para të depozituara me;
- Persona, të cilët janë shfrytëzues të kredisë konsumatorë të kësaj Banke;
- Për personat, të cilët në përputhje me aftësinë e vet kreditore realizojnë të drejtën e një limiti më të madh, Banka aprovon kartë të pagesës nga brendi Visa Gold.
Interesi (varësisht nga garancia):
-
11,25% normë vjetore të interesit
- 11,00% normë vjetore të interesit
- 3% normë vjetore të interesit mbi interesin e depozitës
Mënyra e pagesës
- Shumën e shfrytëzuar të mjeteve nga limiti i kartës së kreditit, poseduesi i kartës mund ta shlyejë në afat prej 10 ditësh pas mbarimit të ciklit të kreditor [1], ose vetëm 5% nga vlera e përgjithshme e transaksioneve në kornizat e ciklit kreditor, si dhe 100% nga të gjitha kompensimet dhe komisionet për transaksionet e kryera dhe 100% nga shuma e përllogaritur dhe interes të vonesës.
Anëtarësim vjetor
- Visa Classic – pa kompensim, për realizimin e një qarkullimi mbi 100.000 den. në vit;
- Visa Classic - 1200 mkd. – Anëtarësim vjetor për dhënien e kartës themelore (viti i parë pa anëtarësim).
Kartë plotësuese
- Visa Classic – pa kompensim, për realzimin e një qarkullimi prej mbi 100.000 den. në vit;
- Visa Classic - 600 denarë, anëtarësim në varësi nga shuma e qarkullimit të kryer me kartë.
Tërheqja e parave të gatshme nga ATM (bankomati)
- Visa Classic nga bankomatet e Bankës – 2%, minimum – 150 denarë, nga bankomatet e bankave tjera në vend dhe jashtë 3%, minimum – 300 denarë;
- Tërheqja e parave në dorë në terminalet POS;
- Visa Classic në terminalin POS të sporteleve të Bankës – 3%, minimum – 200 denarë, në sportelet e bankave tjera - 3%, minimum – 300 denarë.
Kontrollimi i gjendjes në bankomat
- Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të Bankës - 5,00 den.
- Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të bankave tjera - 20,00 den.
Raporti mujor
- Ekstrakt mujor falas – i dërguar me postë elektronike;
- Kompensim për dërgimin e ekstraktit me postë 50 denarë.
Kodi i PIN-it
- Për tërheqjen e parave në dorë nga bankomati, si dhe pagesë në tregti detyrimisht përdoret kodi i PIN-it (merret në zarf të mbyllur së bashku me kartën). Në rast se kodi i PIN-it futet tri herë gabimisht, karta bllokohet në mënyrë automatike.
- Kushtet për aprovimin e kartave të kreditit
1. Personat të cilët realizojnë të ardhura të rregullta nga paga/pensioni:
- Kërkesë e plotësuar personalisht për marrjen e Visa Classic, e nënshkruar nga klienti;
- Kambial i nënshkruar nga kërkuesi;
- Deklaratë kambiale e nënshkruar nga kërkuesi;
- Ndalesë administrative të verifikuar nga punëdhënësi;
- Urdhër automatik i nënshkruar.
2. Personat të cilët realizojnë të ardhura të rregullta mujore në bazë të pagës, por pagën nuk e marrin nëpërmjet Bankës:
- Kërkesë e plotësuar personalisht për marrjen e Visa Classic, e nënshkruar nga klienti;
- Kambial nga kërkuesi dhe një garantues me aftësi kreditore;
- Deklaratë kambiale e nënshkruar nga kërkuesi;
3. Për limit të garantuar me depozitë në para:
- Kërkesë e plotësuar personalisht për marrjen e Visa Classic, e nënshkruar nga klienti;
- Depozitë në denarë apo në deviza në Bankë;
- Pajtueshmëri për bllokimin e depozitës në para;
- Marrëveshje për sigurimin e detyrimeve në para.
Humbja ose vjedhja e kartës
- Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës, të njëjtën mund ta bllokoni në Qendrën e kontaktit KASIS, çdo ditë të javës (24/7), në numrin e mëposhtëm të telefonit + 389 02 3293888.