VISA Electron është kartë debiti me mundësi për përdorim në vend dhe jashtë

VISA Electron është e dedikuar për:

  • Pagesa pa para në dorë në rrjetin tregtar, dhe
  • Tërheqje të parave nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë vendi, ku ka shenjën VISA, përveç në vendet të cilat nuk marrin pjesë në programet e Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), përkatësisht vendet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Botsuana (Afrika Jugore), Brazili, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guineja Ekuatoriale, Gaboni, Kongo, Timori Lindor, Indonezia, Kamboxhia, Kolumbia, Papua Guineja e Re, Zvicra, Sierra Leone (Afrika perëndimore), Singapori, Tajvani (provincë në Kinë), Tajlanda, Ukraina, Filipinet, Hong Kong, Sri Lanka (Azi jugore), Afrika e Jugut, Malajzia, Australia.

Kërkesë për kartë krediti

Këshilla të dobishme për përdorimin e kartave të pagesës


Karakteristikat themelore

    • VISA Electron është kartë, e cila  është e lidhur me llogarinë e transaksionit (LLT) në denarë, në të cilën bëhen pagesa në bazë të pagave, pensioneve, si dhe të hyra në baza të tjera.
    • Këto karta mundësojnë pagesë në tërësi ose me këste në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë
    • Përdorimi i kartave është PA KOMISION për pagesa në rrjetin tregtar në vend dhe jashtë.
    • Kriteret për marrjen e kartës:
    • Kërkesë e plotësuar personalisht për marrjen e kartës e nënshkruar nga kërkuesi
    • Fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm ose i dokumentit të udhëtimit.

      Saldoja

      • Në shumë të mjeteve në dispozicion të llogarisë, e shtuar për mbitërheqjen e lejuar

      Mbitërheqja e lejuar:

      • Deri në dy paga/pensione mujore për persona të cilët pagën/pensionin e marrin në Bankë, në shumën e një kompensimi për persona të cilët tepricën teknologjike rregullisht e marrin nëpërmjet llogarisë në Bankë.

      Mënyra e pagesës:

        • Çdo transaksion prej 1.500 MKD deri në 5.999.00 MKD i bërë në tregti paguhet me tre këste pa interes;
        • Çdo transaksion mbi 5.999 MKD i bërë në tregti paguhet me gjashtë këste me interes;
        • Çdo transaksion mbi 8.999 MKD i bërë në tregti paguhet me gjashtë nëntë me interes;
        • Çdo transaksion mbi 11.999 MKD i bërë në tregti paguhet me dymbëdhjetë këste me interes.

          Normat e interesit:

          • 11,00% në nivel vjetor

          Anëtarësimi vjetor:

          • Visa Electron - pa kompensim

          Karta plotësuese:

          • Visa Electron - pa kompensim

          Tërheqja e parave të gatshme

          Visa Electron

            • PA KOMISION nga bankomatët dhe sportelet e Bankës
            • 2%, minimum - 100 denarë në ATM të bankave tjera
            • 2,5%, minimum - 200 denarë në sportelet e bankave tjera
            • -

              Kontrollimi i gjendjes në bankomat

                • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të Bankës - 5,00 den. (kontrollimi i parë në muaj është pa kompensim);
                • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të një Banke tjetër - 20,00 den.

                  Relamacione

                    • PA KOMPENSIM - për kërkesë të justifikueshme;
                    • 1000 denarë - kërkesë të pajustifikueshme.

                      Bllokime/zhbllokime elektronike

                        • 150 për bllokimin e kartës së humbur apo së vjedhur;
                        • 150 për zhbllokim me kërkesë të klientit;
                        • 150 për rilëshimin e PIN-it.

                          Ekstrakti i gjendjes së llogarisë:

                            • PA KOMPENSIM për dhënien e raportit mujor në postën elektronike;
                            • 100 denarë për lëshimin e raportit vjetor me kërkesë të klientit.

                              Rilëshimi i kartës

                                • për arsye të vjedhjes, humbjes apo dëmtimit të kartës;
                                • 300 denarë për VISA Electron;
                                • 150 denarë  ndryshimi i parametrave në kartë.

                                  Rilëshimi i PIN-it

                                  • 150 denarë

                                  Mbyllja e kartës

                                  • 200 denarë për anulimin e parakohshëm të shfrytëzimit

                                  Kodi i PIN-it

                                  • Për tërheqjen e parave në dorë nga bankomati, si dhe pagesë në tregti detyrimisht përdoret kodi i PIN-it (merret në zarf të mbyllur së bashku me kartën). Në rast se kodi i PIN-it futet tri herë gabimisht, karta bllokohet në mënyrë automatike.

                                  Humbja ose vjedhja e kartës

                                  • Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës, të njëjtën mund ta bllokoni në Qendrën e kontaktit KASIS, çdo ditë të javës (24/7), në numrin e mëposhtëm të telefonit + 389 02 3293888.