Visa Gold është kartë e pakufizuar, e pranuar gjithandej nëpër botë si prestigjioze nga institucione të njohura. Kjo pra, është karta që i ka vendosur standardet më të larta, një nga brendet më të mira në botë.

Visa Gold është një prodhim ekskluziv i dedikuar për klientët VIP, stili i jetës të së cilëve kërkon fleksibilitet gjatë pagesës dhe të cilët kanë nevojë për siguri financiare të shprehur me limit të lartë kreditor

Përfitimet e poseduesve të Visa Gold:

    • Qasje e thjeshtë në llogarinë Tuaj në Bankë, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, në më shumë se 250 shtete nëpër botë dhe në më shumë se 700.000 terminale ATM (bankomate).
    • Kursimi i kohës, në vend që të qëndroni nëpër zyra të këmbimit të valutave, thjeshtë mundeni të tërhiqni para në valutë lokale në cilindo bankomat.
    • Paguani shpejtë, thjeshtë dhe sigurt PA KOMISION, duke përdorë kartën Tuaj në pikat e shitjes (hotele, agjenci turistike, restorante, dyqane, etj.) dhe PIN-in e fshehtë në terminalet POS të mbi 24 milionë pikave të shitjes.
    • Tërheqje të parave nga të gjitha bankat dhe bankomatet në vend dhe jashtë vendi, ku ka shenjën VISA, përveç në vendet të cilat nuk marrin pjesë në programet e Visa (ЕMV LIABILITY SHIFT), përkatësisht vendet e vlerësuara me shkallë të lartë të rrezikut. Ato janë: Afganistani, Bangladeshi, Bjellorusia, Botsuana (Afrika Jugore), Brazili, Kameruni, Republika e Afrikës Qendrore, Çadi, Guineja Ekuatoriale, Gaboni, Kongo, Timori Lindor, Indonezia, Kamboxhia, Kolumbia, Papua Guineja e Re, Zvicra, Sierra Leone (Afrika perëndimore), Singapori, Tajvani (provincë në Kinë), Tajlanda, Ukraina, Filipinet, Hong Kong, Sri Lanka (Azi jugore), Afrika e Jugut, Malajzia, Australia.
    • Udhëtoni me para minimale, nuk keni më brenga lidhur me shumën e parave të gatshme kur planifikoni të udhëtoni jashtë shtetit, tani keni siguri financiare gjithandej nëpër botë me qasje të pakufizuar te paratë Tuaja.
    • Ju kanë vjedhur kartën apo e keni humbur – mos u brengosni! Vetëm duhet ta njoftoni Qendrën tonë të kartave, e cila për Ju punon 24 orë në ditë. Karta menjëherë do të bllokohet, dhe do të hiqet mundësia  për keqpërdorimin e saj. Respektoni rregullat dhe do të jeni krejtësisht të sigurt. falë kësaj, karta Juaj është shumë më e sigurt sesa paratë në dorë.

    Përfitime plotësuese të siguruara nga organizata ndërkombëtare për pagesa Visa Inc. :

      • Paketa e përdoruesit të asistencës juridike dhe mjekësore në rast të fatkeqësive gjatë udhëtimit jashtë shtetit;
      • Këmbimi urgjent i kartës;
      • Pagesë/dërgesë urgjente e parave në dorë;
      • Ofertat më të mira në botë (World Best Offers);
      • Visa Gold  Ngjarje botërore (Visa Gold Events);
      • VISA GOLD u ofron klientëve të vet Qendër kontakti me telefon të më shumë se 550 linjave telefonike falas (0800) 24 orë kudo që të jeni, qoftë edhe jashtë shtetit. Më shumë informata për numrat e telefonit në:
      • Lirimet ndërkombëtare mund të shihen nëpërmjet linkut të mëposhtëm:
      • http://www.visasoutheasteurope.com/

        Kërkesë për kartë krediti

        Këshilla të dobishme për përdorimin e kartave të pagesës

        VISA GOLD

        Limiti

          • Limit kreditor deri në 500.000 mkd
          • Limit ditor për tërheqje të parave të gatshme ose pagesë në tregti në përputhje me nevojat dhe dëshirat Tuaja.

            Mënyra e pagesës

            • Shumë minimale mujore prej vetëm 5% nga vlera e përgjithshme e transaksioneve në kuadër të ciklit kreditor.

            Periudha e pagesës

            • Grejs-periudhë prej 40 ditësh për pagesën e detyrimeve të maturuara, për të cilat nuk paguhet interes, respektivisht 10 ditë pas mbarimit të ciklit kreditor, në bazë të datës në ekstrakt, të cilin Banka e dërgon për çdo muaj.

            Karta revolving

            • Mjetet e kthyera përsëri i keni në dispozicion të zvogëluara për shumën e interesit.

            Valuta - MKD

            Norma e interesit (vjetore)

            • Për pjesën e shfrytëzuar të limitit të aprovuar të kartës së kreditit banka llogarit normë të interesit në shumë prej 3% deri në 11,25%, varësisht nga lloji i sigurimit.

            Anëtarësimet dhe shpenzimet tjera

              • Pa shpenzime administrative
              • Pa shpenzime për lëshimin e kartës
              • Pa kompensim – për qarkullim të realizuar mbi 250.000 den. në vit
              • 2400 mkd – anëtarësim vjetor për lëshimin e kartës themelore (viti i parë pa anëtarësim).

                Kartela plotësuese

                  • 1200 mkd – anëtarësim vjetor për lëshimin e kartës plotësuese (viti i parë pa anëtarësim)
                  • Pa kompensim – për qarkullim të realizuar mbi 250.000 den. në vit

                    Komisione

                      • Pa komisione për pagesa në tregti
                      • Për tërheqjen e parave të gatshme llogaritet komision prej:
                      • 2% ose minimum: 150 mkd nga bankomatet e Bankës
                      • 3% ose minimum: 300 mkd nga bankomatet e  bankave të tjera
                      • 3% ose minimum: 200 mkd nga terminalet POS në sportelet e Bankës
                      • 3% ose minimum: 300 mkd nga terminalet POS në sportelet e bankave të tjera
                      • llogaritja bëhet për çdo transaksion veç e veç

                        Pasqyra e gjendjes

                          • 50 denarë për dërgimin e ekstraktit me postë për çdo muaj
                          • Pa kompensim për dërgimin e ekstraktit me postë elektronike

                            Kontrollimi i gjendjes në bankomat

                              • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të Bankës - 5,00 den.
                              • Kontrollimi i gjendjes në ATM (bankomat) të një Banke tjetër - 20,00 den.

                                Garancia

                                  • Ndalesë administrative
                                  • Kambial me deklaratë kambiale
                                  • Urdhër automatik
                                  • Formularët i siguron banka, me përjashtim të kambialit

                                    Kriteret

                                      • Person fizik, shtetas i R. së Maqedonisë
                                      • Mosha prej 18 deri në 64 vjeç
                                      • Të ardhura të rregullta mujore ose depozitë

                                        Dokumentet e nevojshme

                                          • Kërkesa e plotësuar personalisht për marrjen e kartës VISA GOLD t’i bashkëngjitet kërkesës
                                          • Fotokopje e letërnjoftimit/pasaportës së vlefshme
                                          • Të dhëna të vërtetuara për shumën e pagës

                                            Rilëshimi i kartës

                                            • 300 denarë për kartë të vjedhur, të humbur apo të dëmtuar
                                            • Ridhënia e PIN-it
                                            • 150 denarë

                                            Bllokime/zhbllokime elektronike

                                              • 150 denarë për bllokimin e kartës së humbur/së vjedhur ose të dëmtuar
                                              • 150 denarë për zhbllokim me kërkesë të klientit
                                              • 150 denarë për zhbllokim për shkak se tri herë është gabuar PIN-i

                                                Humbja ose vjedhja e kartës

                                                • Në rast të humbjes ose vjedhjes së kartës, të njëjtën mund ta bllokoni në Qendrën e kontaktit KASIS, çdo ditë të javës (24/7), në numrin e mëposhtëm të telefonit + 389 02 3293888

                                                Informata: 047/202-441, 047/207-655

                                                www.stbbt.com.mk